Burri nga Vlora vjedh dy pajisje elektronike në ditë të ndryshme

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.02.2026, 15:47

Një filial i një rrjeti dyqanesh që tregton pajisje elektronike i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në dy ditë të ndryshme.

Sipas përfaqësuesve të dyqanit, i njëjti person është bërë protagonist i dy episodeve të ndara, duke marrë fillimisht një palë kufje Samsung, ndërsa në një tjetër rast një pajisje bluetooth, pa kryer pagesën përkatëse.

Ngjarjet janë konstatuar përmes verifikimeve të brendshme dhe materialeve filmike të sigurisë. Administrata e filialit shprehet se dëmi ekonomik, edhe pse jo i madh në vlerë, mbetet shqetësues për mënyrën se si është realizuar.

Shitësit i bëjnë thirrje personit në fjalë që të paraqitet pranë dyqanit për të kthyer pajisjet ose për të shlyer pagesën, në të kundërt, paralajmërojnë se do të ndjekin rrugët ligjore për zgjidhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit