Të miturit shfrytëzohen për lypje dhe shitje lulesh, vinin nga Elbasani dhe punonin deri në 5 të mëngjesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2026, 15:19

Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijë të mitur për të punuar dhe për të lypur në rrugët e kryeqytetit.

Katër prej të arrestuarve – Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogaj – janë lënë me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, katër gra 35-vjeçare janë lënë në masën “Arrest në shtëpi”.

Nga hetimet rezulton se të arrestuarit bashkëpunonin në grup. Ata merrnin fëmijë të mitur nga qyteti i Elbasan, pjesë e komunitetit rom, dhe i dërgonin në Tiranë për të shitur lule ose për të lypur. Paratë e fituara ua merrnin fëmijëve, ndërsa i detyronin të qëndronin në rrugë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Më pas, të miturit ktheheshin në Elbasan në orët e para të mëngjesit, për t’u rimarrë sërish pasdite dhe për të vijuar aktivitetin deri në agim. Dyshohet se ky aktivitet i paligjshëm i shfrytëzimit të të miturve kryhej prej kohësh.

Të arrestuarit qëndronin pranë fëmijëve, duke vëzhguar lëvizjet e tyre, ndërsa përfitonin nga të ardhurat e siguruara prej tyre. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit