Një qytetar ka denoncuar publikisht dy punonjës të Policisë Rrugore për vendosje të padrejtë gjobash në aksin Shkodër–Lezhë.
Sipas qytetarit, ditën e sotme në fshatin Mabe, në segmentin rrugor Shkodër–Lezhë, ai është ndaluar dhe gjobitur për “parakalim të gabuar” me pretendimin se ka kaluar vijën e pandërprerë. Mirëpo, sipas tij, parakalimi është kryer në vijë të ndërprerë, ku lejohet qarkullimi dhe manovra e parakalimit deri në afërsi të tabelës përkatëse.
Qytetari shprehet se efektivët e policisë qëndrojnë të pozicionuar pas një shtylle dhe ndalojnë drejtuesit e mjeteve duke i gjobitur, pa pasur radar, kamera apo video që të provojnë shkeljen e pretenduar. Ai thekson se nuk i është paraqitur asnjë provë konkrete që vërteton se ka shkelur vijën e pandërprerë, ndërsa pretendon se gjoba është vendosur pa bazë ligjore.
Denoncuesi kërkon verifikim të situatës në terren dhe marrjen e masave për të shmangur, sipas tij, gjobat e padrejta ndaj qytetarëve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Doja te beja nje denoncim publik per keta dy punonjesa te Qarkullimit Rrugor qe vendosin gjoba kot per gjoja parakalim te gabuar. Nuk kishin radar me ndaluan Per parakalim te vijes se panderprere, nderkohe qe une parakalova me vija te nderprera.