Në Prishtinë, në Sheshin Skënderbeu ka nisur protesta qytetare me moton “Drejtësi, jo politikë”, ku janë mbledhur qytetarë nga të gjitha anët e vendit dhe diaspora. Të pranishmit mbajnë flamuj të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtarë, ndërsa marshimi ka filluar në orën 14:00 mes thirrjeve për drejtësi.
Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata theksojnë se procesi duhet të jetë i drejtë dhe pa ndikime politike, duke kërkuar trajtim të barabartë për të akuzuarit.
Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton e marshit, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Protestuesit paralajmërojnë se aktivitetet do të vazhdojnë derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.