Studentët e Universiteti i Elbasanit po përballen me shqetësim të madh për shkak të vonesës së shpërndarjes së bursave.
Viti akademik ka nisur në tetor por bursat që duhej të paguheshin që në janar nuk janë shpërndarë ende.
Në disa denoncime të mbërritura në redaksinë tonë, studentët tregojnë se kanë kaluar muaj të tërë pa ndonjë informacion të qartë nga institucionet përkatëse. Shumë prej tyre varen nga këto bursë për qiranë, transportin dhe shpenzimet bazë të jetesës.
Studentët thonë se ky problem nuk prek vetëm Universitetin e Elbasanit, por është i ngjashëm edhe në universitete të tjera, duke theksuar nevojën për një përgjigje urgjente nga autoritetet.
Denoncimi 1:
Përshëndetje JOQ, Po ju shkruaj si studente e Universitetit te Elbasanit sepse situata me bursat është bërë e papranueshme. Viti akademik ka nisur në tetor dhe bursat duhej të ishin shpërndarë që në janar, por deri tani nuk kemi marrë asnjë pagesë.
Kanë kaluar disa muaj dhe askush nuk jep një sqarim të qartë. Studentët lihen pa mbështetje financiare, ndërkohë që shumë prej nesh varen nga kjo bursë për qiranë, transportin dhe shpenzimet bazë. Është e padrejtë që studentët të presin me muaj të tërë për një të drejtë që u takon. Ju lutem bëjeni publike këtë çështje që të marrë vëmendje dhe të ketë reagim nga institucionet përkatëse. Faleminderit! A mund ta publikoni sepse kjo gje po na shqeteson te gjitheve ne si studente qe marrim burse
Denoncimi 2:
Përshëndetje JOQ, Jam studente dhe po ju shkruaj për një shqetësim serioz. Viti akademik ka filluar që në tetor dhe bursat e studentëve duhej të ishin shpërndarë rreth muajit janar, por deri tani nuk janë futur fare. Kanë kaluar disa muaj dhe nuk kemi asnjë informacion të qartë se kur do të bëhet pagesa. Shumë studentë varen nga kjo bursë për shpenzimet bazë dhe kjo vonesë po na vështirëson shumë situatën.
Ju lutem bëjeni publike këtë problem që të marrë vëmendjen e duhur dhe të jepet një sqarim zyrtar. Faleminderit! Ky eshte nje shqetsim i shume studenteve qe marrin burse Une studioj ne Universitetin e Elbasanit Me sa di un as ne universitetet e tjera nuk jan hedh