Oligarkët e bashkisë “5D”/ SPAK kërkon 11 vite burg për Redi Mollën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2026, 14:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg për disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të lidhur me tenderat pranë Bashkisë së Tiranës.

Sipas pretencës së SPAK, për Redi Mollën është kërkuar dënimi me 11 vite burg. Mariglen Qato rrezikon 9 vite heqje lirie, ndërsa për Taulant Tushën janë kërkuar 4 vite burgim.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu për tre ish-drejtorët edhe një dënim plotësues, që parashikon ndalimin për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas akuzës, Molla dhe Qato dyshohet se kontrollonin në mënyrë të tërthortë kompaninë “5D”, përmes së cilës përfitonin tendera publikë pranë Bashkisë së Tiranës.

Pretenca për të pandehurit:

  • Redi Molla – 11 vite burg
  • Mariglen Qato – 9 vite burg
  • Taulant Tusha – 4 vite burg
  • Enton Punavija – 3 vite burg
  • Julian Zanaj – 3 vite burg
  • Albano Janku – 2 vite burg
  • Nestor Muhametllari – 7 vite burg

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit