Rama: Mirlinda vinte e para dhe ikte e fundit nga puna

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2026, 13:46

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish publikisht mbështetjen për ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën akuzë nga SPAK për çështje që lidhen me tendera. Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të institucionit, Igli Tafa, ku Rama vlerësoi kontributin e Karçanajt në administratën shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te puna shumëvjeçare e saj dhe dënoi kritikat e adresuara ndaj ish-zyrtares, duke theksuar përkushtimin e saj në detyrë.

“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajnë, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej”, tha Rama.

Në përpjekje për ta diferencuar Karçanajn nga personat e tjerë të përfshirë në hetim, kryeministri deklaroi se nuk ka informacion mbi kompanitë që po verifikohen nga SPAK, por nënvizoi se ajo është nënë e vetme e dy fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit