Ndërron jetë në QSUT, 23-vjeçarja nga Durrësi!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.02.2026, 13:30

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 23-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja me iniciale F. T., banuese në Sukth, është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit pasi dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë.

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, e reja është transportuar për mjekim më të specializuar në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit