Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.02.2026, 13:31
Një shqetësim serioz ka mbërritur në redaksinë tonë nga banorë të zonës Rraxë Sirmë – Vukpalaj, në bashkinë Malësi e Madhe, ku prej kohësh një transformator elektrik qëndron i ekspozuar dhe pa asnjë masë sigurie.
Sipas denoncimit të qytetarit, pajisja ndodhet në ambient të hapur, pa kabinë mbrojtëse dhe me tela të amortizuar e të degraduar, duke përbërë një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e fëmijëve dhe banorëve të zonës. Në një kohë kur siguria publike duhet të jetë prioritet, një situatë e tillë ngre pikëpyetje të forta mbi përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin dhe izolimin e transformatorit përmes vendosjes së një kabine mbrojtëse, si edhe zëvendësimin e telave të dëmtuar për të shmangur aksidente të mundshme, që mund të kenë pasoja tragjike.
“Situata është alarmante dhe kërkon veprim të menjëhershëm,” shprehet qytetari, duke apeluar që autoritetet të mos presin një incident për të reaguar. Banorët presin që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete sa më parë, përpara se neglizhenca të kthehet në fatkeqësi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR