Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen 2 vajza dhe 1 djalë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2026, 13:29

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londër, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën.

22-vjeçari me origjinë nga Kosova, Lorik Abazi, u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai ndërroi jetë në spital.

Familja e Lorikut ka shpërndarë një deklaratë prekëse, duke e përshkruar të riun si “një person të kujdesshëm, të zgjuar, me një sens të bukur humori dhe me një të ardhme të ndritur përpara, por që iu pre në mes”.

Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryeinspektori Nick Blackburn ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit, duke deklaruar: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit