Një ngjarje shqetësuese është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor drejt Fierit.
Një qytetar, i cili po udhëtonte në të njëjtin drejtim, ka konstatuar një situatë që i ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Sipas dëshmisë së tij, në bagazhin e një automjeti tip “Golf” që po lëvizte pranë tij, ndodhej një dele. Kafsha ishte e mbyllur në hapësirën e pasme të mjetit, ndërkohë që drejtuesi vazhdonte qetësisht lëvizjen në rrugë.
Qytetari shprehet se këto pamje ngrenë pikëpyetje mbi kushtet e transportimit të kafshës, si dhe respektimin e rregullave përkatëse. Pasi duhet thënë se transporti i kafshëve duhet të kryhet në përputhje me standardet e sigurisë dhe mirëqenies, për të shmangur rrezikun si për kafshët ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.