Një episod i rëndë dhe thellësisht shqetësues është raportuar në zonën e kryeqytetit, pranë ish-Fushës së Aviacionit, ku banorët thonë se janë përballur me një skenë të papranueshme në hapësirë publike.
Sipas pamjeve që disponon redaksia jonë, si edhe mesazheve të shumta të mbërritura nga qytetarë të alarmuar, një burrë i moshuar është parë teksa abuzonte seksualisht ndaj një qeni endacak. Ngjarja, përtej aktit në vetvete, ka tronditur komunitetin për faktin se ka ndodhur në sy të banorëve dhe fëmijëve që frekuentojnë zonën.
Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë reagim nga autoritetet për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, që jo vetëm përbëjnë keqtrajtim të kafshëve, por cenojnë rëndë edhe moralin dhe sigurinë publike.
Redaksia jonë i bën thirrje familjarëve të personit në fjalë që, nëse ai përballet me probleme të shëndetit mendor apo çështje të tjera, të ndërhyjnë për të shmangur situata të tilla në të ardhmen. Njëkohësisht, pritet që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat përkatëse në përputhje me ligjin.