Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, përmbyten dhjetëra ha tokë bujqësore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.02.2026, 10:30

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë rritur ndjeshëm nivelin e Lumi Ishëm në zonën e Fushë-Krujë, duke bërë që ai të dalë nga shtrati. Si pasojë e prurjeve të mëdha, uji ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke në zonat përreth.

Situata paraqitet më problematike në fshatin Murqinë, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për humbjet e mundshme.

Po ashtu, një lagje e fshatit është izoluar, pasi rruga është bërë e pakalueshme për automjetet e zakonshme dhe mund të përshkohet vetëm nga mjete të larta. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për normalizimin e situatës dhe shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit