Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar se vendi po rritet dhe po fuqizohet çdo vit e më shumë. Në mesazhin e tij, ai u shpreh se Kosova po shënon progres të vazhdueshëm në forcimin e shtetësisë, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike.
Kurti theksoi se 17 Shkurti është një ditë feste, por edhe reflektimi e nderimi për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin drejt lirisë. Sipas tij, pavarësia e Kosovës “lindi e pjekur”, falë sakrificës së brezave të tërë që punuan dhe luftuan për një shtet të lirë, sovran dhe demokratik.
Ai vuri në dukje se krahas festimit, kjo ditë shërben për të nderuar rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura që kulmuan me luftën e drejtë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Kosova po rritet… Sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gëzuar Pavarësia, dhe kremtofshin të gjithë bashkë për jetë e mot”, u shpreh Kurti në urimin e tij.