Si SOT/ Mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK, Kosova feston 18- vjetorin e Pavarësisë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.02.2026, 08:50

18 vite shtet, sakrificë dhe krenari. Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosova! Mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK, Kosova feston 18- vjetorin e Pavarësisë!

Sot, Kosova shënon 18-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të vendit. Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë, 109 deputetë votuan pro shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Akti historik u lexua nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në prani të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe deputetëve të Kuvendit, duke vulosur përpjekjet shumëvjeçare për liri dhe shtetësi.

Pavarësia erdhi pas një periudhe të gjatë përballjesh dhe sakrificash, përfshirë luftën e viteve 1997–1999 dhe ndërhyrjen ndërkombëtare që çoi në vendosjen e misioneve paqeruajtëse në vend. Pas negociatave të gjata në Vjenë, i dërguari special i OKB-së, Martti Ahtisaari, paraqiti planin për pavarësinë e kushtëzuar në vitin 2007. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes një opinioni këshillëdhënës se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë legjitimitet të mëtejshëm shtetit më të ri në Evropë.

Sot, 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet me sfida politike dhe diplomatike, veçanërisht në raport me Serbinë, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e saj. Megjithatë, për qytetarët e Kosovës kjo datë mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe aspiratës për integrim euroatlantik. Në këtë përvjetor, rikthehet edhe një pyetje, a duhet të bashkohet Kosova me Shqipëria dhe nëse po, kur dhe si do të mund të ndodhte një bashkim i tillë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit