Supergol i Ramadanit, Lecce merr tri pikë jetike për mbijetesën

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 17.02.2026, 07:59

Ylber Ramadani ishte një nga protagonistët kryesorë në suksesin 0-2 të Lecce në transfertën ndaj Cagliari, në javën e 25-të të Serie A, në një duel të drejtpërdrejtë për mbijetesën.

Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 76-të, duke shënuar golin e dytë dhe duke siguruar fitoren për skuadrën e tij. Ramadani goditi saktë nga jashtë zone, me një diagonale që la pa reagim portierin Elia Caprile. Ky ishte realizimi i parë i tij për këtë sezon, duke ruajtur traditën e shënimit të paktën një herë në çdo sezon me Lecce në elitën e futbollit italian.

Falë kësaj fitoreje, Lecce siguron tri pikë të rëndësishme në luftën për qëndrimin në Serie A. Në prononcimin pas ndeshjes, Ramadani vlerësoi shpirtin e skuadrës dhe theksoi se përqendrimi mbetet maksimal për sfidat e mbetura të kampionatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit