Personi që shihni në foto është gjetur pranë Stacionit të Policisë në Farkë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e efektivëve.
Sipas informacionit të dërguar në redaksinë tonë nga një punonjës policie, ai dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Personi nuk flet, nuk dëgjon dhe nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi, çka e bën të pamundur përcaktimin e identitetit të tij.
Deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi apo kontaktimi i familjarëve.
I bëjmë thirrje familjarëve, të afërmve apo kujtdo që e njeh personin në foto, të kontaktojë menjëherë redaksinë tonë ose Stacionin e Policisë së Farkës, për të bërë të mundur kthimin e tij pranë familjes.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.