“X” jashtë funksionit në mbarë botën, mijëra përdorues raportojnë bllokim të platformës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.02.2026, 15:43

Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, ka pësuar probleme teknike, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses normal në platformë.

Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të ndërprerjeve Downdetector, një numër i madh përdoruesish kanë raportuar se nuk mund të ngarkojnë “feed”-in, të hyjnë në aplikacion apo të publikojnë dhe shikojnë përmbajtje të re. Problemet janë shfaqur si në aplikacionin celular, ashtu edhe në versionin përmes shfletuesit të internetit.

Deri në këto momente, kompania X nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të plotë të shërbimit.

Ndërkohë, përdoruesit kanë reaguar në platforma të tjera sociale, duke shprehur frustrimin për bllokimin e përkohshëm të një prej rrjeteve më të përdorura në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit