Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për mandatin e shtatë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.02.2026, 15:06

Armand Duka do të vazhdojë të drejtojë Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi u rizgjodh në krye të institucionit gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore. Ky është mandati i tij i shtatë radhazi, ndërsa mban postin e presidentit që prej vitit 2002.

Asambleja u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku delegatët vlerësuan drejtimin, vizionin dhe rolin e Dukës në zhvillimin e futbollit shqiptar, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ e institucional. Kandidatura e tij u mbështet nga 33 anëtarë të FSHF-së.

Gjatë drejtimit të tij, futbolli shqiptar ka regjistruar disa arritje të rëndësishme, mes të cilave dy kualifikimet historike të Kombëtares në Kampionatin Evropian. Procesi i votimit u zhvillua sipas parashikimeve statutore, në prani të delegatëve të klubeve dhe shoqatave rajonale.

Me këtë rizgjedhje, struktura drejtuese e futbollit në vend siguron vazhdimësinë për katër vitet e ardhshme. Në mandatin e ri, prioritet do të jenë projektet për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e cilësisë së futbollit vendas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit