Modelja Françeska: Falem 5 vakte, por nuk mbulohem

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.02.2026, 14:57

Modelja Françeska Murati, ka surprizuar ndjekësit e saj gjatë një sesioni virtual në Instagram. Përmes rubrikës “Ask Me”, ajo zbuloi për herë të parë përkushtimin e saj fetar, që nuk e kishte bërë publik më parë. Françeska tregoi se është praktikuese e rregullt e fesë dhe fal 5 vakte, duke ndarë një pjesë të intimitetit të saj personal me fansat.

E pyetur për qëndrimin e saj ndaj femrave që zgjedhin të mbulojnë veten, Franceska theksoi se mbështet çdo grua të ndjekë bindjet dhe zemrën e saj. Ajo sqaroi se, megjithëse nuk do të zgjidhte vetë të mbulohej, respekton dhe vlerëson vendimet e të tjerëve. Mesazhi i saj përfshin një qasje të hapur dhe të tolerancës ndaj zgjedhjeve personale të femrave në shoqëri.

"Çdo femer eshte e lire te bej ca ti doj zemra saj. Secila ka rrugen dhe bindjet e vet. Une pershembull falem 5 vakte dhe pse nuk do e zgjidhja si gje per veten time mbeshtes cdo grua ne zgjedhjet e saj", shkruan ajo.

Screenshot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit