SI SOT/ “Kushëriri im, Bamir Topi, më ka vjedhur pronën dhe ka falsifikuar dokumentet”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.02.2026, 14:38

Më 16 shkurt 2021, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti denoncimi i qytetarit Suri Topi, i cili pretendon se është kushëriri i ish-presidentit Bamir Topi dhe se prej vitesh po përballet me një konflikt të ashpër pronësie. Sipas tij, pronat e familjes janë përvetësuar nëpërmjet dokumenteve dhe certifikatave të falsifikuara. Ai shprehet se, ndonëse pretendon se ka fituar procese gjyqësore, pronat ende nuk i janë kthyer dhe se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në sistemin e drejtësisë.

Në dëshminë e tij, qytetari përmend institucione si Gjykata e Rrethit Durrës dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të cilat pretendon se me mosveprimet e tyre kanë zvarritur çështjen për vite me radhë. Ai deklaron se disponon dokumente me vula zyrtare që, sipas tij, faktojnë manipulimin dhe falsifikimin, ndërsa thekson se prej 24 vitesh po hetohet dhe gjykohet mbi bazën e një vendimi që, sipas pretendimeve të tij, nuk ka ekzistuar kurrë.

Rasti i tij, ngre pikëpyetje mbi barazinë përpara ligjit dhe perceptimin se figura të fuqishme politike apo persona me ndikim janë më të mbrojtur nga drejtësia. Ndërsa akuzat mbeten pretendime të njëanshme dhe presin verifikim përfundimtar nga organet kompetente, qytetari kërkon transparencë dhe zbatim të plotë të ligjit për të gjithë, pa dallim statusi apo pushteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit