Edhe targat mezi i duken, furgoni mbulon me tym sterrë të zi autostradën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.02.2026, 14:17

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë duke shprehur shqetësimin e tij për ndotjen që shkaktoi një furgon në autostradën Tiranë-Durrës.

Në pamje mund të shihni se si furgoni lëshon tym të zi dhe të dendur duke mbuluar rrugën dhe penguar dukshmërinë për drejtuesit e tjerë.

Ai thekson se nga tymi i dendur nuk mund të dallohen as targat e furgonit dhe kjo situatë paraqet rrezik serioz për shoferët, sigurinë në trafik por edhe ndotjen e mjedisit.

Denoncimi vjen ndërsa shqetësimet për cilësinë e ajrit dhe automjetet që nuk respektojnë normat po shtohen në vend, duke bërë thirrje për ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit