Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e një drejtori të AMP

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.02.2026, 13:20

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin nga detyra të Drejtorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Gëzim Sala, i cili po hetohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Hetimi lidhet me lejimin e punësimit, në kundërshtim me ligjin, të Muçi Shaljanit, i cili u vra në atentatin e ndodhur në Rinas disa muaj më parë.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është caktuar ndaj Salës masa e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së në Tiranë dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, që lidhet me shpërdorimin e detyrës. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit