Një video e pazakontë dhe njëkohësisht argëtuese po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në mbarë botën.
Videoja tregon një adoleshent brazilian i cili shihet duke kënduar me shumë përkushtim dhe dashuri për cjapin e tij që e mban si kafshë shtëpiake. Momentet janë realizuar teksa i riu e përqafon kafshën dhe interpreton këngën "I love".
Dyshja u bënë të famshëm fillimisht në vitin 2022, por vazhdojnë të rikthehen herë pas here në trend, duke mbledhur miliona shikime, pëlqime dhe komente. Videot e tyre u kthye shpejt në fenomen viral.
Reagimet e publikut kanë qenë kryesisht pozitive, me përdorues që e kanë cilësuar videon si një nga momentet më spontane dhe të sinqerta në rrjetet sociale, duke treguar lidhjen e veçantë mes njeriut dhe kafshëve shtëpiake.
Fenomenet e tilla virale vazhdojnë të dëshmojnë ndikimin e madh që përmbajtjet emocionale dhe autentike kanë në platformat sociale, ku shpesh momente të thjeshta arrijnë të prekin dhe argëtojnë audienca globale.