Personat në kërkim për “Vjedhje të rëndë”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2026, 12:52

Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për vjedhje.

Në njoftimin e ri është publikuar edhe videoja, përveç fotografive të mëhershme, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.

“Persona në kërkim për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Vërejtje: Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.

RAPORTO 192Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected] OSE 080019999APO PËRMES APLIKACIONIT: LAJMËRO POLICINË”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit