Gjendet i vdekur një person në Graçanicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2026, 12:30

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë gjatë së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“HETIM I VDEKJES- Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia më tej ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit