Fabrika në Lushnjë mbulon zonën me tym dhe erë të padurueshme, ndotje e rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.02.2026, 12:59

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për ndotjen e rëndë të ajrit në Lushnjë, pas kalimit në një zonë ku ndodhet një fabrikë që, sipas tij, kishte karbonizuar të gjithë ambientin përreth. Ai tregon se në momentin që po kalonte pranë, ndjeu një aromë shumë të rëndë dhe mbytëse, ndërsa pamja e zonës ishte e mbuluar nga mbetje dhe tym, duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin e banorëve.

Sipas denoncimit, kushtet në të cilat jetojnë banorët pranë kësaj fabrike duken tepër të vështira dhe shqetësuese. Qytetari shpreh keqardhjen për situatën dhe apelon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse, me shpresën se do të merren masa konkrete për të ndalur ndotjen dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për komunitetin.

"Përshëndetje JOQ! Sapo kalova në Lushnje dhe u habita. Teksa po kaloja, pashë një fabrikë që kishte karbonizuar gjithë zonën. Kishte një aromë shumë të rëndë. Nuk e di si jetojnë këta njerëz në ato kushte. Na erdhi shumë keq dhe prandaj po e ndaj këtu, me shpresë që të ndërmjetësohet dhe të merren masa", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit