Një banor nga Sanxhaku, Kurbin ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë ku shpreh shqetësimin e tij për gjendjen kritike të 'Rrugës së Kotecve", e cila lidh zonën e Sanxhakut me autostradën. Ai tregon se një pjesë e rrugës është e shkatërruar në të dy korsitë, duke e bërë lëvizjen shumë të rrezikshme për banorët, fëmijët dhe shoferët që nuk e njohin rrugën.
Sipas qytetarit, mungesa e ndriçimit dhe deformimet e rrugës rrisin rrezikun e aksidenteve, duke përfshirë edhe rrezikun për t’u përplasur në kanalet anësore. Ai thekson se rruga ka qenë e prishur prej kohësh, por situata u përkeqësua pas përmbytjeve disa javë më parë, duke bërë që gjendja të jetë edhe më alarmante.
Banori shton se përveç makinerive të vogla, rruga përdoret edhe nga mjete transporti të mallrave, gjë që e rrit rrezikun për aksidente të mundshme. Ai kritikon institucionet lokale, duke u shprehur se kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të rregulluar rrugën, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje. Do jua dija per nder nese e publikoni ket vidio qe po ju dergoj. Kjo rruga quhet rruga e kotecve ndodhet ne sanxhat kurbin ,eshte rrug qe lidh sanxhakun me autostraden, nje pjes e rruges eshte e shkaterruar ne te dyja korsit .Aty ne at rrug kalon fugoni me nxenes jeta e tyre dhe e gjith banorve eshte e rrezikur ,dikush qe nuk e njeh si rrug mund te vije me shpejtesi e mund te perfundoje ne kanal pasi si rrug nuk ka as ndriçim .Kryetarja e bashkis nuk e merr mundimin ta rregulloje .Kjo rrug ka koh qe eshte prish por tani qe ka ndodhi kjo perbytja para disa javesh e ka prish me shum .Se aty kalojn dhe trajlla te medhej me mallera"