Një qytetar nga lagja “Afrimi i Ri” në Fier i është drejtuar redaksisë tonë për të shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës në zonë.
Ai thotë se rruga kryesore është në gjendje të mjerueshme, me gropa të mbushura me ujë, që e bëjnë të pamundur qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe lëvizjen e fëmijëve drejt shkollës.
Banori thekson se, megjithëse paguajnë taksa rregullisht prej 25 vitesh, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e infrastrukturës. Sipas tij, ish-kryetari Baftjar Zeqo dhe pasardhësi Armando Subashi nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur problemet e banorëve të lagjes.
Ai thotë se për të kaluar pellgjet me ujë, fëmijët duhet të bëjnë akrobacira ose të përdorin varka, pasi asnjë mënyrë tjetër nuk funksionin. Ai u bën thirrje institucioneve që të reagojnë dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje joq kam 25 vjet qe jetoj ne lagjen afrimi i ri dhe rruga esht ne gjendje te mjerueshme ish kryetari baftjar zeqo nuk beri asgje per lagjen afrimi i ri fier dhe armando subashi nuk ka ber asgje per banoret e kesaj lagje nuk ikin dot fmijet ne shkoll sepse gropat jan te mbushura me uje jemi taksa pagus te rregull prej 25 vitesh por jetojm si ne xhungel Flm nese e postoni se per ne nuk interesohen institucionet jemi gjall apo vdekur'