Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë për të prezantuar ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, të cilat synojnë të ndalojnë pezullimin nga detyra me vendim gjykate të Presidentit, Kryeministrit, ministrave dhe një sërë funksionarësh të tjerë kushtetues. Rama u shpreh se balluku ia ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por nuk ka pranuar ai t'ja pranojë.
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet.
Deklarata e Ramës stingëllon më shumë si një dëshmi e centralizimit ekstrem të pushtetit sesa si akt force politike. Në vend që dorëheqja të shihet si përgjegjësi morale në një standard demokratik, ajo kthehet në një dokument në dosje që aktivizohet ose jo sipas vullnetit të kryeministrit.
Nisma, e firmosur nga vetë Rama, nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, pritet të depozitohet në Kuvend pas diskutimeve në grup. Argumenti zyrtar është mbrojtja e funksionimit normal të institucioneve, por në thelb ndryshimi zgjerojnë rrethin e zyrtarëve që nuk mund të preken nga masa e pezullimit, përtej deputetëve dhe kryebashkiakëve. Këmbëngulja e Ramës për ta çuar përpara këtë ndërhyrje ligjore vjen në një moment kur ministrja Belinda Balluku është pezulluar nga detyra, pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi masën.