Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.02.2026, 09:56
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast që, sipas tij, lidhet me tarifa të padrejta doganore nga kompanitë postare pas blerjeve në platformat online.
Ai ka treguar se pak kohë më parë ka blerë një produkt me vlerë 10 euro në AliExpress, por kompania postare në Shqipëri, me emër "Intexcourier" i ka kërkuar të paguajë rreth 12 mijë lekë të vjetra doganë, me pretendimin se vlera totale e porosisë tejkalon kufirin prej 22 eurosh, mbi të cilin aplikohet tarifë doganore në Shqipëri.
Qytetari pretendon se posta ka bashkuar dy produkte të blera në ditë të ndryshme dhe nga dy dyqane të ndryshme online, duke i llogaritur si një dërgesë të vetme për të kaluar pragun prej 22 eurosh. Sipas tij, kompania i ka dërguar vetëm një numër gjurmimi (track order) ndërsa numrin e dërgesës tjetër nuk ia ka bërë të disponueshëm në mënyrë që porositë t'i marrë bashkë.
Ai shprehet se për produktin prej 10 eurosh ka paguar 5 euro transport, ndërsa artikulli tjetër kapte vlerën 17 euro. Në total vlera është llogaritur 32 euro dhe për këtë arsye i është kërkuar pagesa e tarifës doganore pasi në të kundërt, i është komunikuar se porosia do të kthehet në Kinë.
Denoncuesi shton se ka tentuar të kontaktojë me institucionet doganore për sqarime, por sipas tij, nuk ka arritur të marrë përgjigje telefonike. Ai pretendon se kjo praktikë është përsëritur disa herë dhe se, ndryshe nga kompanitë e tjera postare që dorëzojnë produktet pa probleme kur vlera është nën kufirin doganor, në këtë rast është ndjerë i detyruar të paguajë tarifë shtesë.
Denoncimi i qytetarit:
"Prsh. S'dijme ku te ankohemi pervec te faqja Juaj ne kete vend. – Kam blere ne Aliexpress nje produkt me vlere €10., dhe posta me emrin "Intexcourier" e ka bllokuar kete produkt dhe me kerkon qe te paguaj ~12.000 leke te vjetra dogane. Kjo poste pret qe ty te te vije edhe nje produkt tjeter qe mund te jete blere 4 dite me pas., e bashkangjit qe te kaloje tarifen prej €22 qe mbi kete shume ne Shqiperi paguhet dogane. Nderkohe kjo poste me dergon vetem njeri "track order"., dhe tjetrin e fsheh qellimisht. Ky eshte Track order qe me dergon: AL000251963R
Nderkohe track order te produktit tjeter e fsheh. Kam disa here qe paguaj kot dogane pasi kjo poste ben bashke artikuj te blere vecmas nen vlere e €22 , shume mbi te cilen shteti yne ka tarife doganore. E bllokojne per te me detyruar te paguaj 12.000 leke te vjetra. Pra bashkangjisin produktin tjeter., dhe trakun tjeter nuk ta japin. Me track order te njerit.,te detyrojne te paguash doganen ne dore shoferit qe sjell produktin. Une e kam paguar posten prej €5 te profuktit qe at me sjell track order. Kjo poste ta llogarit edhe posten per dogane.
Pra., €10 produkti.,€5 posta qe e kam paguar.,plug artikulli tjeter qe eshte blere ne dyqan tjeter dhe dite tjeter qe koshtaj €17. Me marein ne tel.,duke me thene qe kushton €32, dhe do paguash 12.000 leke te vjetra.,ndryshe ta kthejme per Kine. I bjen te gjitha nr.te doganes shqiptare., asnje nuk e hap tel. sikur 24/h rrjesht ti biesh. Te gjitha postat e tjera., i bijne tel.,te sjellin produktin dhe ikin. Vetem kjo poste te rruan parate me te ngecur.


FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR