Rruga në Urë të Shëngjergjit copë-copë, banorët kërkojnë ndërhyrje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.02.2026, 08:59

Banorët e lagjes Urë në fshatin Shëngjergj kanë ngritur shqetësimin për gjendjen tepër të amortizuar të rrugës kryesore të zonës. Sipas tyre, segmentet e dëmtuara me gropa të thella dhe mungesë mirëmbajtjeje po vështirësojnë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, duke krijuar probleme të përditshme për komunitetin.

Situata përkeqësohet gjatë reshjeve të shiut, kur rruga bëhet edhe më e rrezikshme, duke shtuar mundësinë e aksidenteve dhe dëmtimeve të mjeteve. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia e Tiranës me kryetare Anuela Ristanin për riparimin dhe sistemimin e saj, në mënyrë që të garantohet siguria dhe lehtësimi i qarkullimit në zonë.

"Përshëndetje JOQ! Nëpërmjet këtij mesazhi dëshiroj të paraqes një ankesë lidhur me gjendjen shumë të amortizuar të rrugës në lagjen Urë, fshati Shëngjergj. Rruga është e dëmtuar në disa segmente, me gropa të thella dhe mungesë mirëmbajtjeje, gjë që po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Situata bëhet edhe më problematike gjatë reshjeve të shiut, duke krijuar rrezik për aksidente dhe dëmtime të mjeteve. Banorët e zonës po përballen çdo ditë me këto vështirësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje sa më të shpejtë nga ana e institucioneve përkatëse për riparimin dhe sistemimin e kësaj rruge. Ju falënderoj nëse e postoni!"-shkruan qytetari në mesazhin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit