Banorët e fshatit Drenovic, në Dimal, denoncojnë gjendjen e rëndë të infrastrukturës, e cila sipas tyre është lënë totalisht pas dore nga autoritetet lokale.
Sipas banorëve, rrugët e fshatit janë të dëmtuara dhe me gropa të shumta, duke u kthyer në një problem të përditshëm për qarkullimin. Ata shprehen se shpeshherë u dëmtohen automjetet, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e situatës.
Banorët kërkojnë nga Bashkia e Dimalit të marrë masa sa më parë për rikonstruksionin e rrugëve, pasi gjendja aktuale po e bën çdo ditë e më të papërballueshme jetesën në zonë.