Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e një familjari të zhdukur në Tiranë.
Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Ahmet Shahollari, i cili ka humbur në zonën Kinostudio–Fresk. Sipas familjarëve, ai ka disa orë që nuk është kthyer në banesë dhe po kërkohet intensivisht në zonë.
Sipas familjarëve, 68-vjeçari vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Në momentin e zhdukjes, Ahmet Shahollari ka qenë i veshur me të njëjtat rroba që mban veshur në foto dhe ka një xhup jeshil ushtarak.
Familjarët apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë urgjentisht në numrin: +355 69 529 1737.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për ta kthyer sa më parë pranë familjes.