Rruga e dëmtuar në fshatin Alk të Kurbinit rrezikon banorët dhe drejtuesit e mjeteve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2026, 19:48

Një qytetar nga fshati Alk, në Kurbin, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar për gjendjen e rëndë të një rruge, e cila ka pësuar një shembje serioze.

Sipas qytetarit, situata paraqet rrezik të madh për banorët dhe automjetet që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.

Ai shprehet se gjendja po përkeqësohet dhe ka mundësi të lartë për aksidente nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Bashkëngjitur denoncimit ishte edhe një video që tregon pamjet aktuale të shembjes.

Qytetari apelon që institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente për riparimin e rrugës dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh ju kontaktoj nga nje fshat i Kurbinit i quajtur Alk per Rrugen është e dëmtuar dhe ka një shembje serioze që përbën rrezik për banorët dhe mjetet që kalojnë çdo ditë. Situata po përkeqësohet dhe ekziston rrezik për aksidente. Bashkëngjitur po ju dërgoj një video qe tregon gjendjen aktuale. Ju lutem merrni masa sa me shpejt. Anonim ju lutem!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit