Një aksident fatal i ka marrë jetën një të riu në Librazhd pasditen e sotme.
Viktima, rreth 23-vjeç, u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra.
Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ndodhi në ambientet e një servisi në pronësi të shtetasit I. P.
Dyshohet se i riu po punonte për riparimin e automjetit të tij në momentin kur ndodhi incidenti i rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.