Rama në mbrojtje të Belës, gati ligji i ri që shpëton ministrat e tij të korruptuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 14:02

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të dalë në mbrojtje të hapur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pikërisht në momentin kur drejtësia ka ndërmarrë hapa ndaj saj. Në vend që të presë qetësisht përfundimin e procesit, Rama ka paralajmëruar një nismë ligjore të re, duke u shfaqur më shumë si avokat i ministres sesa si kryeministër që garanton ndarjen e pushteteve. Së bashku me Taulant Balla dhe Ulsi Manja, ai pritet të depozitojë ndryshime që synojnë të kufizojnë pezullimin e ministrave nga detyra.

Lëvizja vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi vendimin e GJKKO, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë. Rama flet për “boshllëk ligjor” dhe për mbrojtje të parimit të ndarjes së pushteteve, por kritikët e shohin këtë si një përpjekje për të vendosur gardh politik përreth kabinetit qeveritar sa herë që drejtësia afrohet.

Kryeministri thekson se nuk bëhet fjalë për një person konkret, ndërkohë që e gjithë nisma lind pas pezullimit të një emri të vetëm. Argumenti se pezullimi i një ministri është i barabartë me shkarkimin ngre pikëpyetje, a është më i rëndësishëm funksioni sesa hetimi? Ndërsa qeveria flet për balancë pushtetesh, kjo shihet si një tentativë për të rishkruar rregullat e lojës në mes të ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit