Burg për sipërmarrësin që grabiti FiBank, avokati: Ka 70 mijë euro borxhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 13:30

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bardhyl Fushën, i cili disa ditë më parë grabiti me armë një filial të FiBank në Tiranë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Fusha nuk ka dhënë deklarata para gjykatës, duke lënë të gjithë mbrojtjen në dorë të avokatit të tij, Mirash Ndoci. Sipas mbrojtjes, ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.

Avokati Ndoci deklaroi se klienti i tij ka vepruar nën presion të fortë financiar, për shkak të borxheve të papaguara ndaj punonjësve dhe detyrimeve tatimore të biznesit që administronte. Sipas tij, subjekti tregtar ndodhej në vështirësi serioze ekonomike, ndërsa vetë Fusha ka pranuar para policisë se detyrimet e pashlyera arrinin në rreth 70 mijë euro. Mbrojtja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e rënduar psikologjike të tij.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, kur Fusha hyri i armatosur në filialin e bankës, qëlloi një herë në dysheme dhe mori nga një arkëtare shumën prej 8 milionë lekësh të vjetra. Ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u arrestua nga policia në derën hyrëse të bankës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit