SI SOT/ Çuna e goca beqarë gëzojuni festës sot! Shën Faustini dhe dashuria për veten

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 12:53

Pas Ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt, që nderon çiftet dhe dashurinë romantike, më 15 shkurt festohet Shën Faustini, e njohur si Dita e Beqarëve. Kjo ditë i dedikohet të gjithë atyre që nuk janë në çift qofshin në kërkim të dashurisë apo të kënaqur me vetminë e tyre. Ndryshe nga 14 shkurti, Shën Faustini nuk shoqërohet me trëndafila apo dhurata, por thekson pavarësinë, vetëvlerësimin dhe miqësinë si forma të tjera të dashurisë.

Shën Faustini ishte nga Sarezzo, në provincën e Brescia-s, dhe lindi në një familje të pasur me origjinë pagane. I magjepsur nga feja kristiane, ai u pagëzua dhe predikoi në Brescia dhe zonat përreth, duke refuzuar sakrificat në nder të perëndive pagane. Për shkak të besnikërisë ndaj fesë, u përndoq dhe rrezikoi jetën, duke shpëtuar disa herë, por më në fund u vra më 15 shkurt. Kjo datë u bë simboli i Shën Faustinit dhe i festës së beqarëve, duke u kthyer në një ditë shprese për personat “jo çift” që presin të gjejnë shpirtin binjak ose thjesht të festojnë vetminë e tyre.

Për të theksuar mesazhin e pavarësisë dhe dashurisë për veten, kultura letrare ofron citime frymëzuese për beqarët, nga Jane Austen dhe Charlotte Bronte, te Aristoteli dhe Oscar Wilde, secili thekson rëndësinë e kujdesit për veten, lirisë individuale dhe lumturisë personale. Fraza si “Gjëja më e mirë në botë është të dish si t’i përkasësh vetes” ose “Vetmia është infermierja më e mirë e urtësisë” tregojnë se 15 shkurti nuk është vetëm një ditë për të pritur dashurinë, por një mundësi për të vlerësuar veten dhe lidhjet që kemi me botën përreth nesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit