E dashura u vetëplagos në hotel, Erisjaldo Gjuta: Ishim jashtë kur dëgjuam të shtënën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 11:50

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e vetëplagosjes së një 18-vjeçareje në hotelin “Gjuta” në Tiranë. I dashuri i saj, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, ka deklaruar pas arrestimit se në momentin e ngjarjes ai ndodhej jashtë me të atin dhe dëgjoi të shtënën e armës.

Sipas Erisjaldo Gjutës, ata janë ngjitur menjëherë në dhomë dhe e kanë gjetur të plagosur të dashurën e tij. Ai ka treguar se fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur panë se gjendja ishte serioze, e kanë dërguar menjëherë në spital.

Aktualisht arma e përdorur nuk është gjetur, ndërsa hetimet nuk kanë nxjerrë shenja të tjera që të tregojnë për dinamikë tjetër të ngjarjes. Sipas burimeve, vajza dyshohet se ka tentuar edhe herë të tjera të dëmtojë veten me medikamente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit