Plagosja e të dashurës 18-vjeçare me armën e tij, arrestohet nipi i Vladimir Gjutës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 11:24

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nip i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes, ku u plagos me armë zjarri e dashura e tij, një 18-vjeçare. Ngjarja ngjalli dyshime për vetëplagosje ose ndërhyrje të jashtme, ndërsa vajza dyshohet se ka tentuar më parë të dëmtojë veten.

Sipas hetimeve, pas ngjarjes, Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta pretenduan se ishin jashtë dhe dëgjuan të shtënat. Kur hynë në dhomë, panë vajzën të plagosur dhe së bashku me Mirvete dhe Vladimir Gjuta pastruan vendin e ngjarjes, fshehën armën dhe lanë gjurmët e gjakut. Mirvetja dhe Elviri e çuan vajzën në spital dhe u udhëzuan të deklaronin se ajo ishte gjetur te rrethi i Ekonomikut.

Hetimet më të thella konfirmuan se 18-vjeçarja ishte vetëplagosur në hotelin e familjes, duke përjashtuar ndërhyrjen e të tjerëve. Policia po procedon ndaj të arrestuarve për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit