Rama: Protesta e PD, jashtëderdhje e plakut të lajthitur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 11:00

Kryeministri Edi Rama komentoi protestën e fundit të Partisë Demokratike, të zhvilluar më 10 shkurt, duke e cilësuar si një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që organizon tubime me qëllim destabilizimin dhe prishjen e imazhit të Shqipërisë në Europë. Ai theksoi se këto protesta nuk mund të krahasohen me tubime normale në vendet evropiane, por përfaqësojnë degjenerimin e një force politike që përdor dhunë dhe shkatërrim prone si pjesë të aktivitetit të saj.

Sipas Ramës, pjesëmarrësit në protesta veprojnë si mercenarë të rekrutuar për të kryer dhunë, duke hedhur molotovë dhe sulmuar policinë, ndërsa liderët politikë përfitojnë nga situata për t’u promovuar në mediat ndërkombëtare. Ai e përshkroi fenomenin si një mënyrë për të shfaqur frikë dhe kaos, duke cenuar imazhin e vendit jashtë Shqipërisë. Kryeministri shtoi se këto tubime janë një shprehje e dëshpërimit të një partie që ka humbur misionin dhe funksionin politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit