Shkolla në Has në kushte skandaloze, nxënësit vijojnë mësimin në ndërtesë të rrezikshme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.02.2026, 09:34

Një shkollë në fshatin Mujaj, të Hasit, po funksionon ende në kushte të skandaloze, ndërsa objekti i saj është në prag të shkatërrimit. Banorët e zonës denoncojnë se ndërtesa e vjetër dhe e dëmtuar nuk ofron as kushtet minimale për zhvillimin e mësimit, duke rrezikuar sigurinë e nxënësve të klasës fillore.

Pavarësisht gjendjes së rënduar të objektit, mësimi vazhdon të zhvillohet në të njëjtën ndërtesë, duke vënë në pah nevojën urgjente për ndërhyrje nga autoritetet arsimore dhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e shkollave. Banorët kërkojnë rikonstruksion të menjëhershëm ose një ambient të sigurt dhe modern për fëmijët e tyre.

"Përshëndetje JOQ! Dëshiroj të denoncoj një shkollë në kushte skandaloze në Has, fshati Mujaj. Edhe pse objekti është drejt shkatërrimit, aty vazhdon të zhvillohet mësimi për klasën fillore. Faleminderit!", shkruan banori.

Denoncimi i bërë përmes JOQ nga një banor i zonës vjen si thirrje për ndërhyrje të shpejtë nga bashkia Has me kryetar Miftar Dauti dhe vëmendje nga ministria e Arsimit. Situata e shkollës në Mujaj reflekton problematikën më të gjerë të objekteve arsimore në rrezik në zonat rurale të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit