Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e një zonje të moshuar e cila rezulton e humbur prej ditës së djeshme.
Sipas familjarëve, e moshuara quhet Dhoksie Mëhillka, 85-vjeçe, banuese në fshatin Eskaj, Lushnje. Ajo vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit të premten rreth orës 14:00 në zonën ku jeton.
Të afërmit bëjnë me dije se kanë dalë në grupe për ta kërkuar në fshatrat përreth, por kushtet e motit dhe mungesa e ndriçimit në disa zona të Lushnjes po e vështirësojnë ndjeshëm kërkimin.
Familjarët apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë apo ka informacion për vendndodhjen e saj, të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 68 469 1888.
Ata shprehen se ofrojnë edhe shpërblim për çdo informacion që çon në gjetjen e saj.
JOQ Albania i bën thirrje qytetarëve të zonës së Lushnjës dhe fshatrave përreth që të tregohen të vëmendshëm dhe të ndihmojnë në shpërndarjen e këtij njoftimi, me shpresën që 85-vjeçarja të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet pranë familjes së saj.