Humb jetën 15-vjeçari shqiptar në Athinë: Doli xhiro me makinë me shokët dhe u aksidentuan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2026, 15:41

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku tre adoleshentë janë përplasur me automjetin e tyre në një pemë, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Dhimgokratias”, në zonën Luca, në periferi të kryeqytetit grek. Sipas mediave greke, drejtuesi i mitur dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një pemë në anë të saj.

Si pasojë e përplasjes fatale, 16-vjeçari shqiptar Eljon Metaj humbi jetën në vendngjarje. Dy të miturit e tjerë u transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej adoleshentëve kishte marrë çelësat e makinës nga çanta e nënës dhe më pas kishte dalë për xhiro me shokët. Dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin e aksidentit.

Autoritetet greke kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po merr trajtim mjekësor, si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprimet e mëtejshme. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.

Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë të fortë, por nuk e kuptuam çfarë kishte ndodhur”, rrëfeu një dëshmitar nga zona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit