Një vajzë ka denoncuar së fundmi në redaksinë tonë cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i njohur i fast-food-it KFC, përmes aplikacionit Wolt.
Ajo ka treguar se ditën e djeshme, bashkë me shoqet ka porositur një “kosh të larmishëm” KFC dhe disa produkte të tjera me vlerë totale 18 mijë lekë të vjetra, por kanë mbetur tepër të zhgënjyera me cilësinë e tyre.
Ajo shprehet se teksa po konsumonin koshin kanë vënë re se krahët e pulës (wings) ishin të kuq në brendësi dhe dukshëm të pagatuar mirë.
Të shqetësuara nga ajo që panë, ato kanë kontrolluar edhe copat e tjera të pulës dhe, sipas pretendimit të tyre, të gjitha rezultonin njësoj të kuqe nga brenda.
Ato i kanë hedhur menjëherë produktet në kosh por shprehen të shqetësuara për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, duke theksuar se pavarësisht çmimit relativisht të lartë, raste të tilla përsëriten vazhdimisht në KFC.
Denoncimi i qytetares:
Ja cfare hame ne KFC! Po hanim kfc per qejf,i porositem ne Wolt.Dhe kur po hanim kto wings njera nga ne pa qe ishte e kuqe totalisht brenda.Hapem ti shohim dhe te tjerat dhe dolen keshtu. I hodhem ne kosh direkt
