Shteti “zbyth influencerët milionerë” të Shqipërisë: Do paguani taksa ose do gjobiteni rëndë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.02.2026, 23:10

Duket se "hapja" me mjete të shtrenjta e luks të shftenuar ka të metat e veta... Shumica në xhiro çdo ditë në "bisha" të ndryshme, të shtrenjta por të marra me qira, e të tjerë me çanta markash të cilësisë së parë që i ia shesin publikut për origjinale kanë shkatërruar konceptin e punës së ndershme tek brezat e rinj teka gjithçka është "clout", mburrje e panevojshme duke nxitur t'i ndjekin për jetesën që bëjnë...

Administrata Tatimore ka dalë me një njoftim zyrtar duke u bërë apel të gjithë individëve që sigurojnë të ardhura përmes platformave online që t’i deklarojnë ato deri më 31 mars, nëpërmjet sistemit DIVA. Institucioni paralajmëron se mosrespektimi i këtij afati do të shoqërohet me gjoba dhe penalitete sipas ligjit në fuqi.

Në vëmendje të këtij njoftimi janë veçanërisht personat që përfitojnë nga aktivitetet në rrjetet sociale, përfshirë influencuerët që marrin pagesa nga reklamat apo bashkëpunimet në internet.

Sipas sqarimeve zyrtare, në Deklaratën e të Ardhurave Individuale për vitin 2025 duhet të pasqyrohen të gjitha fitimet e realizuara gjatë vitit të mëparshëm nga aktivitetet online. Këtu përfshihen të ardhurat e krijuara nga rrjetet sociale, platformat e videove, rezervimeve dhe reklamimit në internet.

Individët janë të detyruar të raportojnë fitimet e përfituara nga platforma si Meta, Google, YouTube, Airbnb dhe Booking.com, si edhe nga çdo platformë tjetër që gjeneron të ardhura.

Tatimet theksojnë se deklarimi duhet të përfshijë jo vetëm pagesat e marra përmes bankave, por edhe ato të realizuara në forma të tjera, si pagesat elektronike apo në para në dorë. Sipas institucionit, autoritetet disponojnë informacion mbi qarkullimin financiar në këto platforma, ndaj çdo mosdeklarim mund të sjellë pasoja financiare për individët.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 33 milionë euro janë raportuar si të ardhura të gjeneruara nga aktivitetet në rrjetet sociale dhe platformat online, të cilat duhej të deklaroheshin në sistemin DIVA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit