Unaza e Fierit në gjendje alarmante! 400 metra rrugë kthehet në makth për shoferët
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë gjendjen e rënduar të një segmenti rrugor në Fier, konkretisht në unazën e qytetit.
Sipas denoncimit, rreth 400 metra rrugë janë lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në një problem serioz për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Qytetari shprehet se automjetet dëmtohen çdo ditë për shkak të amortizimit të theksuar të rrugës, duke e cilësuar situatën si “një tmerr i vërtetë”.
Ai ngre gjithashtu shqetësimin për investimet e kryera ndër vite në këtë segment, duke aluduar se fondet mund të jenë shpërdoruar, pasi sipas tij rruga është rikonstruktuar disa herë, por gjendja vazhdon të jetë problematike.
Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur dëmet e mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë rrugore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje si jeni ? Te lutem publikoni pak kete videon ne fier unaza e qytetit si eshte lene ne meshire te fatit 400 metra rruge Na shqyen makinat cdo dite nje tmerr i vertet i kan vjell leket e ksaj rruge sdihet sesa here faleminderit jeni me te miret . Anonim