Valë dhimbjesh kanë përfshirë bashkinë e Itumbiara, në shtetin e Goiás, pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi në orët e para të së enjtes, më 12 shkurt.
Një zyrtar qeveritar në Brazil ka vrarë dy djemtë e tij para se t’i jepte fund jetës pasi pa bashkëshorten duke u puthur me një burrë tjetër. Videoja e tradhtisë është bërë virale në rrjet.
Thales Naves Alves Machado, 40 vjeç, punonjës i administratës publike, qëlloi dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje, pasi kishte parë një video ku shfaqej bashkëshortja e tij duke u puthur me një burrë të panjohur në një restorant.
Machado, i cili prej kohësh dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore, kishte punësuar një detektiv privat. Ky i fundit i dërgoi një video të realizuar në një restorant, ku dyshohej për tradhtinë. Pas marrjes së videos, zyrtari u kthye në shtëpi dhe qëlloi dy djemtë e tij të mitur, përpara se t’i jepte fund jetës.
12-vjeçari Miguel Araújo Machado ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spitalin bashkiak Modesto de Carvalho. Ndërkohë, 8-vjeçari Benício u transportua në spitalin shtetëror São Marcos në Itumbiara, ku humbi jetën disa orë më vonë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe gjithë rajonin.
Machado ishte i martuar me Sarah Tinoco Araújo, vajzën e Dione Araújo nga União Brasil. Në momentin e ngjarjes, nëna e fëmijëve ndodhej jashtë qytetit.
Sipas raportimeve, Thales dyshohet se reagoi pas zbulimit të tradhtisë së supozuar. Vetëm pak orë më herët, ai kishte publikuar në rrjetet sociale një foto familjare ku mbante në krahë njërin prej djemve, me mbishkrimin: “Blessed by God to have you, dad loves you very much.” Në postime të tjera, ai kishte folur për rëndësinë e familjes dhe fëmijëve, ndërsa kishte lënë edhe një mesazh lamtumire, duke kërkuar falje ndaj të afërmve dhe duke shprehur gjendje të rënduar emocionale.
Administrata e bashkisë së Itumbiaras ka shpallur tre ditë zie zyrtare dhe ka pezulluar aktivitetet institucionale. Kryetari i bashkisë raportohet se pësoi një krizë shëndetësore pas marrjes së lajmit, ndërsa nëna e fëmijëve u largua herët nga ceremonia mortore pas fyerjeve verbale nga disa pjesëmarrës.