Përflitet se në disa pamje të shpërndara së fundmi në rrjetet sociale, dy futbollistë të Partizani shfaqen duke shkëmbyer puthje në një klub nate në Tiranë. Videoja ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin sportiv dhe publik. Pamjet janë bërë virale, ndërsa reagimet kanë qenë të ndara, duke filluar nga mesazhet e mbështetjes deri te kritikat.
Deri tani, drejtuesit e klubit nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar për situatën.
Pak javë më parë u bë e ditur se UEFA dhe FSHF e kanë përfshirë Partizanin në një program që synon promovimin e përfshirjes dhe tolerancës në sport, si edhe në skemën e financimit për projektin e stadiumit të ri. Kjo ka nxitur aludime në rrjet, ku disa përdorues e kanë lidhur ngjarjen me klimën e re që synohet të promovohet nga institucionet e futbollit.
Megjithatë, burime pranë klubit nënvizojnë se jeta private e lojtarëve mbetet çështje personale dhe nuk lidhet me performancën apo angazhimet sportive, ndërsa çdo interpretim përtej këtij fakti mbetet në nivelin e komenteve publike.
Debati tashmë është shtruar hapur: A duhet që futbollistët duhet të mbeten të kufizuar vetëm për t'u vlerësuar në performancën në fushë?